Liga e Kampionëve për sezonin e ri fillon të marrë formë, konfirmohen dy vazot e para

Liga e Kampionëve për sezonin e ri fillon të marrë formë, konfirmohen dy vazot e para

11:05, 01/06/2023

Liga e Kampionëve për sezonin e ri ka filluar të marrë formë, me vazot që po shkojnë drejt konfirmimeve.

Dy të parat duket se janë kompletuar.

Në vazon e parë ndodhen të gjitha kampionet, të cilat janë: Mançester Siti, Sevilja, Barcelona, Napoli, Bajerni i Mynihut, PSG, Benfika dhe një midis Fejnordit dhe Interit. Kjo do të vendoset pas finales së Stambollit.

Nëse zikaltërit do të triumfojnë, atëherë do të jenë ata në vazon e parë, ndërsa Fejnordi do të zbresë në të tretën, në të kundërt, Interi do të qëndrojë në vazon e dytë.

Te vazoja e dytë bëjnë pjesë skuadrat: Real Madrid, Mançester Junajtid, Borusia Dortmund, Atletiko Madrid, RB Lajpcig, Porto dhe Arsenali.

Skuadra e tetë do të vendoset gjithashtu nga Interi, i cili nëse fiton Champions-in, vendin e tij do ta zërë Shaktjori i Donjetskut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco