3420 minuta në fushë, vetëm një futbollist ka arritur t'i luaj të gjitha ndeshjet e këtij sezoni në Premier League

3420 minuta në fushë, vetëm një futbollist ka arritur t'i luaj të gjitha ndeshjet e këtij sezoni në Premier League

17:16, 30/05/2023

Vetëm një futbollist, pa llogaritur portierët, luajti të gjitha minutat në këtë sezon të Premier League dhe ai është mbrojtësi i Evertonit, James Tarkowski.

Sipas mediave britanike, mbrojtësi i ka luajtur të gjitha 3420 minutat e këtij sezoni, pa llogaritur shtesat, gjë që e bën të vetmin lojtar në ligën më të fortë në botë që e bën këtë.

Kjo nuk është hera e parë që Tarkowski luajti të gjitha minutat në një sezon, dhe të njëjtën gjë ai bëri si futbollist i Burnley-t në sezonin 2019/2020, dhe trajneri i tij Sean Dyche, ishte ai i cili e mori te Everton këtë sezon.

Kështu Tarkowski u bë i preferuari i tifozëve të Evertonit që në sezonin e parë, veçanërisht për shkak se ai mbërriti në Goodison Park si futbollist i lirë dhe pa asnjë kosto.

Bëhet fjalë për një 30-vjeçar, i cili sipas portalit Transfermarkt kap vlerën e 22 milionë eurove dhe kontrata e tij me Evertonin është deri në verën e vitit 2026. Në këtë sezon ai shënoi një gol dhe dhuroi një asistim dhe mori gjithsej gjashtë kartonë të verdhë.

 

Ai e filloi karrierën e tij në akademinë e të rinjve të Oldham, dhe debutoi për ekipin e parë në vitin 2011. Pasoi një transferim në Brentford dhe ai luajti për Burnley nga 2016 në 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco