Miami Heat fiton ndeshjen e shtatë dhe shkon në finalen e madhe të NBA

Miami Heat fiton ndeshjen e shtatë dhe shkon në finalen e madhe të NBA

09:42, 30/05/2023

Miami Heat ka fituar më në fund ndeshjen e katërt ndaj Boston Celtics për tu shpallur kampion në Konferencën e Lindjes dhe për të shkuar në finalen e madhe të NBA.

Heat ishin në epërsi 3-0,derisa Celtics barazuan në 3-3 për tu vendosur gjithçka në ndeshjen e shtatë në TD Garden të Bostonit.

Megjithatë Heat kanë qenë më të mirë dhe kanë triumfuar në ndeshjen e shtatë me 19 pikë diferencë 84:103 për të kaluar këtë seri dhe për të shkuar në finalen e madhe.

Më meritori për fitoren e Heat ishte Jimmy Butler që realizoi 28 pikë, pati shtatë kërcime e gjashtë asistime.

Me lojë të mirë te skuadra fituese u dallua edhe Martin me 26 pikë e 10 kërcime si dhe Bam Adebayo që realizoi 12 të tjera.

Te vendasit më efikasi ishte Jaylen Brown me 19 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Jimmy Butler u shpall MVP i Konferencës së Lindjes pasi ka shkëlqyer në të gjitha ndeshjet.

E në finalen e madhe të NBA, Heat do të përballen me Denver Nuggets që u shpall kampion në Konferencën e Perëndimit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco