Zyrtare: Chelsea njofton se Pochettino do të jetë trajner i ri

Zyrtare: Chelsea njofton se Pochettino do të jetë trajner i ri

14:17, 29/05/2023

Mauricio Pochettino është trajner i ri i skuadrës së madhe angleze Chelsea.

Trajneri argjentinas ka arritur marrëveshje për tu rikthyer në Londër pasi qëndroi një vit pa trajnuar pas largimit nga Paris Saint Germain.

Argjentinasi do të fillojë punën e tij të ri më 1 korrik 2023 me një kontratë dyvjeçare, me një opsion që e mbanë klubi për një vit tjetër.

Chelsea ka emëruar trajnerin argjentinas pas një viti tejet zhgënjyes, pasi e përfunduan sezonin në pozitën e 12-të në kampionat me vetëm 44 pikë, plot 45 mbrapa kampioni në fuqi Manchester Cityt.

Pochettino ka për synim ta rikthej Chelsean në një skuadër konkurruese, derisa pritet të bëhen ndryshime të mëdha te skuadra londineze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco