Sezon perfekt për 28-vjeçarin e Kombëtares, elozhe nga Duka dhe Sylvinho

Sezon perfekt për 28-vjeçarin e Kombëtares, elozhe nga Duka dhe Sylvinho

14:07, 29/05/2023

Sulmuesi shqiptar i Granadës, Myrto Uzuni, është shpallur kampion i Ligës së Dytë në Spanjë.

Sulmuesi beratas ka qenë padyshim njeriu më i rëndësishëm i këtij suksesi të madh të skuadrës spanjolle.

Ku ka shënuar plot 23 gola gjatë këtij edicioni futbollistik dhe ka dhuruar 5 asiste.

Veç ngritjes së trofeut si kampionë të Ligës së Dytë, Granada do të luajë sezonin e ardhshëm në La Liga.

Kjo edhe falë kontributit të jashtëzakonshëm të Myrto Uzunit.

Sulmuesi kuqezi është bërë tashmë pjesë e librit të artë të futbollit spanjoll, duke u shpallur ‘Këpuca e Artë’ e La Liga 2 për këtë sezon.

Këtë arritje të madhe të 27-vjeçarit e kanë përshëndetur edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe trajneri i ekipit kombëtar, Sylvinho.

Kreu i futbollit shqiptar dhe tekniku brazilian, urojnë sulmuesin kuqezi dhe skuadrën e Granadës për titullin kampion të La Liga 2.

Dhe i urojnë shumë suksese në La Liga në edicionin e ardhshëm, ndërsa veçojnë edhe suksesin e Uzunit si fituesi i ‘Këpucës së Artë 2022-2023’ në La Liga 2. Njëkohësisht, ata presin që lojtari të vazhdojë formën e mirë edhe me kuqezinjtë.

Shqipëria rikthehet në fushë gjatë muajit qershor për dy takimet e radhës në eliminatoret e Euro 2024.

Kundër Moldavisë në “Air Albania” (17 qershor) dhe Ishujve Faroe në transfertë (20 qershor).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco