Lot dhe largime/ Dortmundi ndahet me 5 lojtarë

Lot dhe largime/ Dortmundi ndahet me 5 lojtarë

14:00, 29/05/2023

Borussia Dortmund është ndarë me pesë lojtarë. Emra si Raphawl Guerrero, Felix Passlack, Mahmoud Dahoud, Anthony Modeste dhe Luca Unbehaun janë larguar nga verdhezinjtë.

Humbja më e madhe është ajo e Guerreros, anësorit të majtë, i cili del lojtarë i lirë.

Portugezi është shumë afër firmës me Atletico Madrid e Diego Simeones.

29-vjeçari u shfaq i përlotur pas takimit me kapitenit Marco Reus, ndërkohë që nënkampionët e Gjermanisë i falënderuan lojtarët për kontributin e tyre.

“Faleminderit për të gjitha vitet dhe momentet e mrekullueshme që përjetuam së bashku me ju me fanellën verdhezi”.

Ndërkohë, Jude Bellingham, i cili është pranë transferimit te Real Madrid, është zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit në Bundesligë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco