Reagon Këshilli për Sport: Dyshimet për kurdisje në dy ndeshje janë adresuar në prokuroritë kompetente

Reagon Këshilli për Sport: Dyshimet për kurdisje në dy ndeshje janë adresuar në prokuroritë kompetente

12:16, 29/05/2023

Futbolli kosovar u përlye dje në xhiron e fundit të sezonit 2022/23.

Dy ndeshjet kryesore të xhiros së 36-të, Ferizaj – Dukagjini dhe Trepça ’89 – Prishtina ishin në fokus të të gjithëve për rrjedhën e tyre deri në minutën e 107-të.

Krejt ata që i panë këto ndeshje kanë dyshime së bëhet fjalë për kurdisje të tyre.

Ferizaj dhe 89-shi fituan falë golave të shënuar në minutat shtesë, ndërsa ferizajasit përfunduan në barazh e mitrovicasit ranë nga liga.

E ndaj këtyre dyshimeve për kurdisje ka reaguar edhe Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive.

Ky Këshill për Sport zbulon se dyshimet për kurdisjet eventuale janë adresuar menjëherë tek prokuroritë kompetente për verifikimet dhe hetimet e nevojshme.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e lëshuar nga Këshilli për Sport, i drejtuar nga prokurori Besim Kelmendi.

“Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive (Këshilli për Sport) me vëmendje të shtuar e ka përcjellë zhvillimin e ndeshjeve të xhiros së fundit të Kampionatit të Kosovës në Futboll, duke përfshirë edhe reagimet e shumta të opinionit sportiv në relacion me dyshimet për kurdisjen eventuale të rezultatit të dy ndeshjeve të Superligës së futbollit të zhvilluara ndërmjet KF Ferizaj – KF Dukagjini dhe KF Trepça 89 – KF Prishtina. Këshilli për Sport e njofton opinionin publik se çështjet në fjalë i ka trajtuar me urgjencë, dhe dyshimet për kurdisje të rezultatit në dy ndeshjet e sipërshënuara të futbollit janë adresuar menjëherë tek prokuroritë kompetente për verifikimet dhe hetimet e nevojshme. Opinioni publik do të njoftohet me kohë lidhur me rrjedhën e procesit të hetimeve. Me respekt, Besim Kelmendi, Kryetar i Këshillit për Sport”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco