Profecia/ UEFA miraton kërkesën e Interit për të luajtur në finalen e Championsit me fanellën e tripletës

Profecia/ UEFA miraton kërkesën e Interit për të luajtur në finalen e Championsit me fanellën e tripletës

09:25, 29/05/2023

Në datën 10 qershor do të luhet finalja e Ligës së Kampioneve mes Manchester Cityt dhe Interit.

Me shortin e hedhur pak ditë më parë, City rezultoi të ishte skuadra vendase dhe Interi skuadra pritëse.

Kjo bën që “qytetarët” të kenë të drejtën për të zgjedhur uniformën e lojës dhe natyrisht ata do të luajnë me të kaltrën, që ka edhe si fanellë të parë.

Ndërkohë, Interi i ka kërkuar UEFA-s që të luajë me uniformën e parë, atë zikaltër duke qenë se ngjyrat mund të dallohen lehtësisht.

UEFA e ka pranuar diçka të tillë dhe në finale, Interi do të luajë me fanellën zikaltër dhe me të shkurtrat e zeza.

Në Itali, raportojnë se Interi ka besim se kjo uniformë i përfaqëson më mirë dhe iu kujton atyre finalen e 2010 kur fitonin ndaj Bayernit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco