Bundesliga/ Titull mes drithërimash, Bayerni fiton në frymën e fundit

Bundesliga/ Titull mes drithërimash, Bayerni fiton në frymën e fundit

17:32, 27/05/2023

Bayerni i Mynihut është kampion i Bundesligës për të 11-tin vit radhazi, pas fitores 1-2 përballë Koln dhe pas barazimit që Dortmund bëri në shtëpi përballë Maincit me rezultatin 2-2.

Verdhezinjtë gabojnë në shtëpi, barazojnë 2-2 përballë Mainz dhe humbasin mundësinë për të rrëzuar nga froni bavarezët. Bayerni fiton 2-1 në transfertë përballë Koln, falë një goli të shënuar nga Musiala në fund të takimit dhe pas hapit hals të Dortmund fiton titullin e 11-të radhazi në Bundesligë dhe të 33-tin në historinë e klubit.

Bavarezët mbyllin kampionatin në kuotën e 71 pikëve, po aq sa Dortmund, por fitojnë titullin falë bilancit më të mirë në përballjet direkte mes dy skuadrave.

Leipzig dhe Union Berlin do të luajnë në Champions League, Freiburg në Europa League, ndërsa Leverkusen në Conference league.

Bien nga kategoria dy skuadra me emër si Hertha e Berlinit dhe Schalke, ndërsa Stuttgart do të luajë një ndeshje shtesë për të qëndruar në elitën e futbollit gjerman.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco