Liverpool mbetet pa Champions, Klopp: Do jem shoferi i atyre që duan të largohen

Liverpool mbetet pa Champions, Klopp: Do jem shoferi i atyre që duan të largohen

17:03, 27/05/2023

 

Liverpool do të jetë një emër i madh që do të mungojë në edicionin e ardhshëm të Champions League. “Të kuqtë” ishin kualifikuar në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube gjithmonë me Jurgen Klopp në pankinë, me përjashtim të vitit të parë kur gjermani mori drejtimin e skuadrës në mes të sezonit.

Sezonin e ardhshëm gjigantët anglezë duhet të kënaqen me Europa League, por tekniku nuk i trembet shpërbërjes së skuadrës, madje është i gatshëm që të bëjë shoferin për këdo që zgjedh të largohet nga klubi.

“Nëse një lojtar vjen dhe më thotë se nuk jemi kualifikuar në Champions, duhet të largohem, do të jem unë vetë ai që do e çoj diku. Do marr çelësat dhe do ti them hip në makinë, ku do të shkosh? Të çoj unë. Jam unë përgjegjës për atë që ndodhi dhe nuk mund të largohem, ndonëse nuk do të luajmë në Champions”, ka thënë mes të tjerash Klopp

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco