Premier League: Erling Halaand zgjidhet lojtari i sezonit

Premier League: Erling Halaand zgjidhet lojtari i sezonit

13:18, 27/05/2023

Asnjë surprizë. Premier League i dha këtë të shtunë, Erling Haaland titullin e lojtarit më të mirë të sezonit. Norvegjezi, një prej futbollistëve kyç të Manchester Cityt në fitimin e titullit kampion në Premier League, pason kështu bashkëlojtarin e tij Kevin de Bruyne, gjithashtu ndër favoritët për këtë çmim këtë sezon.

I mbërritur me bujë të madhe verën e kaluar te Manchester City, Erling Haaland pati një sezon të parë historik në Angli. Autor i 36 golave ​​dhe 8 asistimeve në 35 ndeshje, Halaand është bërë rekordmeni për gola që nga fillimi i epokës së Premier League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco