Akil Gjakova kalon në raundin e tretë të Grand Prix-it të Austrisë

Akil Gjakova kalon në raundin e tretë të Grand Prix-it të Austrisë

12:21, 26/05/2023

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova, ka kaluar në raundin e tretë të Grand Prixit që po mbahet në Linz të Austrisë.

Gjakova i ka nisur mirë garat në Austri, duke fituar në dy raundet e parë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Në raundin e parë, Akili e mposhti me ‘ippon’ garuesin nga Kazakistani, Darkhan Koibagar.

Në raundin e dytë, Gjakova u ndesh me me xhudistin nga Austria, Herbert Wicker.

Edhe austriaku e pati fatin e njëjtë, duke pësuar humbje brenda minutës së parë, duke u mposhtur me ‘ippon’.

Me këtë fitore, xhudisti jonë kalon në raundin e tretë, ku do të ndeshet me Martin Hojak i Sllovenisë.

Përveç Akilit, sot do të garojnë edhe Loriana Kuka dhe Laura Fazliu, ndërsa nesër (e shtunë) do të garoj Shpati Zeka. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco