Bayern kërkon transferimin e yllit të Milanit

Bayern kërkon transferimin e yllit të Milanit

11:56, 26/05/2023

Bayerni e di mirë se futbollisti i tyre Alphonso Davies është në “shënjestër” e Real Madridit, ndaj iu drejtuan yllit të Milanit, Theo Hernandez, të cilin e konsiderojnë një zëvendësues ideal për kanadezin.

25-vjeçari francez ka luajtur shumë mirë për kuqezinjtë që kur mbërriti në 2019 dhe i ndihmoi ata të fitojnë titullin e tyre të parë italian në dhjetë vjet sezonin e kaluar. Hernandez është gjithashtu “burimi” i krijimtarisë në ekip dhe shkon mirë me Rafael Leaon. Këtë sezon, ai shënoi katër gola dhe dhuroi pesë asistime në 41 ndeshje në Serie A dhe Champions League dhe dëshmoi rregullisht cilësinë e tij si një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë.

Bayern po përgatitet në rast se Davies shkon te Real Madrid gjatë verës, ndaj bavarezët e vendosin Hernandez në krye të listës së dëshirave të tyre si zëvendësues ideal.

Kuqezinjtë do të kërkonin rreth 100 milionë euro për lojtarin e tyre, veçanërisht pasi kontrata e tij është deri në qershor 2026. Nga ana tjetër, ai është i lumtur në Milano dhe nuk ka shfaqur dëshirë për t'u larguar, por nuk dihet kurrë me Bayernin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco