Akil Gjakova e nis me fitore Grand Prix-in e Austrisë

Akil Gjakova e nis me fitore Grand Prix-in e Austrisë

11:48, 26/05/2023

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova, ka kaluar në rrethin e dytë të Grand Prixit që po mbahet në Linz të Austrisë.

Gjakova i ka nisur mirë garat në Austria, duke fituar në raundin e parë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Në këtë raund, Akili e mposhti me ‘ippon’ garuesin nga Kazakistani, Darkhan Koibagar.

Në raundin e dytë, Gjakova do të ndeshet me xhudistin nga Austria, Herbert Wicker.

Përveç Akilit, sot do të garojnë edhe Loriana Kuka dhe Laura Fazliu, ndërsa nesër (e shtunë) do të garoj Shpati Zeka. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco