E ardhmja e Lukakut, Marotta rrëfen planet e merkatos së Interit

E ardhmja e Lukakut, Marotta rrëfen planet e merkatos së Interit

19:14, 22/05/2023

Ndërkohë që Interi po përgatitet për katër ndeshjet e fundit të sezonit, dy prej të cilave finale në Kupën e Italisë dhe në Champions League, teksa administratori zikaltër, Giuseppe Marotta është ndalur të flasë për merkaton.

Ai ka pranuar se italianët e talentuar janë në fokusin e drejtuesve, teksa nuk ka ngurruar të evidentojë edhe dy emra si Scalvini i Atalantës dhe Frattesi i Sassuolos, si objektiva të zikaltërve.

“Si Scalvini, ashtu edhe Frattesi janë duke bërë shumë mirë. Janë të rinj dhe jam i sigurt që mund të luajnë në nivele të larta. Ne po i monitorojmë ata, ashtu si edhe të rinj të tjerë të talentuar. Italianët janë në fokusin tonë, pasi në këtë mënyrë rritim jo vetëm vetëdijen për peshën e fanellës, por edhe cilësinë në Kombëtare”, tha Marotta.

E pamundur të shmangej edhe një koment për sulmuesin belg Romelu Lukaku, teksa edhe këtë herë Marotta ishte i qartë në qëndrimin e tij.

“Lukaku e do Interin dhe kjo është shumë e rëndësishme. Megjithatë ai është në huazim deri më 30 qershor dhe më pas do të kthehet te Chelsea. Nuk e di si do të zhvillohen gjërat në aspektin teknik, në klubin londinez, por mund t’u them se ne qëndrojmë e presim në dritare”, tha drejtuesi zikaltër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco