Sezoni i fundit te Reali, Eden Hazard drejt transferimit në Serie A

Sezoni i fundit te Reali, Eden Hazard drejt transferimit në Serie A

21:02, 31/03/2023

Eden Hazard duket se po kalon sezonin e tij të fundit te Real Madridi.

Pavarësisht se belgu ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar edhe sezonin e ardhshëm, fakti që ai nuk është pjesë e planeve të klubit mund ta shtyjë drejt largimit në verën e këtij viti.

Serie A shihet si destinacioni i radhës për Hazardin, pasi për të kanë shprehur interesim dy klube të mëdha italiane.

“Calciomercato” ka raportuar se 32-vjeçari është mes Juventusit dhe Milanit.

Për shitjen e belgut thuhet se Real Madridi kërkon të paktën 15 milionë euro.

Hazard ka bërë vetëm shtatë paraqitje në total në këtë sezon, teksa me “Los Blancos” ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.

Eden Hazard është pjesë e Real Madridit që nga viti 2019. Ai deri tani ka regjistruar në total 73 paraqitje, duke shënuar shtatë gola dhe shtuar 11 asistime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco