Zbulohen faturat që mund ta përjashtojnë Barcelonën nga La Liga

Zbulohen faturat që mund ta përjashtojnë Barcelonën nga La Liga

16:54, 29/03/2023

 

Zbulime tronditëse janë bërë së fundmi sa i përket hetimeve për gjigantët e Barcelonës, që akuzohet se pagoi në mënyrë të paligjshme Negreira Sanchez, ish-zëvendës presidentin e Bordit Teknik të Arbitrave spanjolle.

Mediat spanjolle kanë publikuar disa fatura që Barcelona i ka paguar djalit të Negreira Sanchez-it për analizën e videove të ndeshjeve të Kombëtares së Spanjës dhe kombëtareve të tjera.

Nëse këto fatura dhe fakte vërtetohen, atëherë Barcelona mund të përjashtohet nga ligat deri në 5 vjet.

Edhe pse prokuroria mendon se Barcelona paguan më shumë, deri më tani ka identifikuar 2,971 milionë euro fatura dhe është përpjekur të gjejë se me çfarë shërbimesh korrespondojnë.

Për video analizë u konstatua se janë paguar afërsisht 3 milionë euro. Sipas rregullores disiplinore aktuale të RFEF, ekziston mundësia që Barcelona të bjerë nga La Liga apo edhe të përjashtohet nga ky kompeticion deri në 5 vjet, përveç gjobës, nëse konstatohet se ai i ka paguar arbitrat për fitim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco