Roma-Feyenoord alarmon Italinë, masa speciale për tifozët holandezë

Roma-Feyenoord alarmon Italinë, masa speciale për tifozët holandezë

16:48, 29/03/2023

 

UEFA ka rrëzuar kërkesën e bashkisë së Romës, që sfida mes verdhekuqve dhe Feyenoordit, për çerekfinalet e Europa Leagues, të luhej pa praninë e tifozëve holandezë.

Qeveria europiane e futbollit ka urdhëruar që Roma të hapë dyert për tifozët miq dhe të vërë në dispozicion 5% të biletave, sipas rregullores së përcaktuar.

Kaq ka mjaftuar që autoritetet italiane të vihen në alarm dhe të organizojnë planin për të mbajtur nën kontroll ultrasit holandezë, mjaft të spikatur për aktet e dhunës, kudo ku shkojnë.

Për më tepër, palët kanë ende inate të vjetra nga Tirana, pasi u përballën majin e kaluar në finalen e Conference League mes Romës dhe Feyenoordit, që u fitua me rezultatin minimal 1-0.

Tifozët holandezë janë bërë protagonistë në Romë edhe në vitin 2015, duke shkaktuar trazira të shumta dhe vënë në rrezik rendin publik në qytet.

Për sfidën Roma-Feyenoord pritet të angazhohen më shumë se 1000 forca policie, që do të mbajnë nën monitorim tifozët holandezë që prej mbërritjes e deri në largim nga Italia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco