Juventusi pranë rinovimit të kontratës me kampionin e Botës

Juventusi pranë rinovimit të kontratës me kampionin e Botës

16:37, 29/03/2023

 

Pas një fillimi sezoni jo të mirë me ngjyrat bardhezi, Angel Di Maria ndryshoi dukshëm te Juventusi pas fitimit të Kupës së Botës. për këtë gjë, “zonja e vjetër” është e bindur të vazhdojë bashkëpunimin me kampionin e botës.

Sipas italianes “Calciomercato”, Juventusi kërkon të rinovojë kontratën edhe për një vit me Di Marian, pra deri në qershor të vitit 2024. Negociatat mes 35-vjeçarit dhe klubit italian po shkojnë në drejtimin e duhur dhe shumë shpejt gjithçka mund të finalizohet.

Këtë sezon me fanellën bardhezi në Serie A, Di Maria regjistron 16 paraqitje në të cilat ka shënuar dhe asistuar 4 herë. Ndërsa në Europa League, ish-sulmuesi i PSG ka kaluar një formë të shkëlqyer duke shënuar 4 gola në tre takime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco