Zlatan Ibrahimovic nuk dorëzohet, suedezi do t’i bashkohet klubit të Berlusconi-t në fund të sezonit

Zlatan Ibrahimovic nuk dorëzohet, suedezi do t’i bashkohet klubit të Berlusconi-t në fund të sezonit

15:40, 29/03/2023

Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic mund të largohet nga skuadra e Milanit në fund të sezonit dhe sipas mediave italiane, ai mund të vazhdojë karrierën te Monza.

Skuadra në të cilën drejtor është Adriano Galliani, me të cilin Ibrahimovic njihet prej vitesh dhe me të cilin ka një marrëdhënie jashtëzakonisht të mirë dhe korrekte, pothuajse me siguri do të luajë sërish sezonin e ardhshëm në mesin e më të mirëve në Itali. Në këtë drejtim, ata po planifikojnë të sjellin në radhët e tyre sulmuesin suedez dhe gjithashtu të forcojnë ekipin dhe ndoshta të përpiqen të ndërhyjnë në luftën për Evropën.

Ibrahimovic së fundmi u bë golashënuesi më i vjetër në Serie A me një gol nga penalltia kundër Udineses, ndërsa golin e shënoi kur ishte 41 vjeç e 166 ditë. Më parë, rekordin e mbante Alessandro Costacurta, i cili hyri në listën e golashënuesve kur ishte 41 vjeç e 25 ditë, në maj 2007.

Futbollisti fenomenal 41-vjeçar nuk e humb asnjëherë motivimin kur bëhet fjalë për këtë sport dhe rikujtojmë se është bërë sërish anëtar i kombëtares suedeze.

"Me siguri po pyesni veten se çfarë jam duke bërë këtu. Nëse mendoni se jam budalla, sepse jam këtu, jam 41 vjeç dhe luaj në ekipin kombëtar. Por prisni derisa të jeni afër fundit atëherë do të kuptoni gjithçka që po bëj tani dhe do të filloni të keni panik. Nuk do të doni të ndaleni, me çdo kusht do të dëshironi të vazhdoni," shpjegoi Ibrahimovic.

Ibrahimovic ka kontratë të vlefshme me Milanin deri në fund të këtij sezoni dhe kujtojmë se klubi nuk e ka regjistruar për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, që mund të jetë një nga arsyet pse ai dëshiron të largohet në fund të këtij sezoni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco