Bild zbulon debatin e ashpër mes Nagglesman dhe Mane: Ish-trajneri i Bayern ishte ndjerë i frikësuar

Bild zbulon debatin e ashpër mes Nagglesman dhe Mane: Ish-trajneri i Bayern ishte ndjerë i frikësuar

13:37, 29/03/2023

Sadio Mane dyshohet se ishte një nga shtatë lojtarët e Bayernit që ishin kundër ish-trajnerit Julian Naglesmann dhe gazeta gjermane “Bild” zbuloi detajet e përleshjes së tyre që ndodhi pas ndeshjes së Champions League.

Burimi i lartpërmendur pohon se Nagelsmann dhe Mane u përfshinë në një përballje të ashpër pas ndeshjes së 1/16-ave të Ligës së Kampionëve kundër PSG-së, pasi sulmuesi senegalez ishte i pakënaqur me vendimin e Nagelsmann për ta hedhur atë në fushë në vetëm tetë minutat e fundit.

“Bild” thekson se për shkak të kësaj, Mane e kritikoi publikisht Nagelsmann para shokëve të tjerë të skuadrës, gjë që cenoi ndjeshëm autoritetin e trajnerit 35-vjeçar.

Gazeta gjermane shkruan se Nagelsmann dukej i frikësuar në debatin me senegalezin dhe duket se kjo ka qenë shkëndija që ka ndezur zjarrin në dhomat e zhveshjes së Bayernit, duke pasur parasysh se edhe lojtarët e tjerë kanë nisur të shfaqin pakënaqësi.

Që kur iu bashkua Bayernit, Mane ka bërë 28 paraqitje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 11 gola dhe duke dhënë pesë asistime.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco