Zyrtare/ Ishte i vetmi që mposhti Argjentinën në Botëror, trajneri francez e mbyll me Arabinë Saudite

Zyrtare/ Ishte i vetmi që mposhti Argjentinën në Botëror, trajneri francez e mbyll me Arabinë Saudite

11:19, 29/03/2023

Ashtu siç edhe pritej, pas katër viteve në drejtimin e Arabisë Saudite, Herve Renard e mbyll kapitullin në stolin e kombëtares arabe. Tekniku francez mund të konsiderohet i suksesshëm pasi udhëhoqi Arabinë Saudite në Kupën e Botës në Katar, teksa bëri mjaft bujë fitorja në ndeshjen e parë të grupit ndaj Argjentinës që më pas u shpall kampione.

 

Tashmë që Renard mbylli impenjimin me kombëtaren arabe pritet që të marrë drejtimin e kombëtares së femrave të Francës. Një detyrë që i ishte ofruar më parë edhe Thierry Henry me legjendën franceze që e refuzoi.

Për Renard nis një epokë e re, teksa në të kaluarën 54-vjeçari ka drejtuar edhe kombëtaret e Marokut, Zambias, Angolës apo edhe Bregut të Fildishtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco