Babai i Fati shpërthen kundër Barcelonës

Babai i Fati shpërthen kundër Barcelonës

10:26, 29/03/2023

Babai i Ansu Fati, Bori, në një intervistë për mediumin spanjoll ” El Partidazo de Cope”, është shprehur i pakënaqur me trajtimin që po i bën Barcelona djalit të tij.

“Ansu nuk dëshiron që të largohet nga Barcelona, por unë dua që ai të ketë sukses. Nuk do të shkoj në stadium më, jam i nervozuar me klubin. Për një muaj unë do të takohem me Jorge Mendes, me siguri. Më shqetëson që Ansu luan aq pak. Jemi duke folur për një lojtar që është i kombëtarës së Spanjës dhe ka ardhur nga akademia e La Masia. Ai meriton shumë më shumë se kaq”, tha Bori Fati.

20 vjeçari këtë sezon në “La Liga” ka qenë startues në vetëm 35% të ndeshjeve, ndërsa në 24 paraqitje ka realizuar 3 gola dhe 3 asiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco