Dy gola në dy ndeshje me kombëtaren, në Itali dhe Spanjë nis beteja për Retegui

Dy gola në dy ndeshje me kombëtaren, në Itali dhe Spanjë nis beteja për Retegui

13:17, 27/03/2023

Mateo Retegui mund ta konsiderojë padyshim si debutimin e ëndrrave atë me kombëtaren e Italisë teksa shënoi dy gola në dy ndeshjet e para me fanellën e Axurrëve, fillimisht ndaj Anglisë dhe më pas ndaj Maltës. Sulmuesi që aktivizohet me Tigres në Argjentinës shpërbleu më së miri besimin e trajnerit Roberto Mancini ndërsa duket se Italia shërbeu edhe si reklama më e mirë për 23-vjeçarin.

Menjëherë, pas golave me kombëtaren kanë nisur edhe sondazhet e para nga disa klube të Serisë A, por edhe nga LaLiga. Fjala është për Inter, Milan dhe Atalantën. Zikaltërit duken se kanë një avantazh të lehtë ndaj rivalëve pasi janë në kontakt me përfaqësuesit e Retegui, megjithatë së fundmi edhe Atletico Madrid ka shtuar dozën e interesit.

Kujtojmë se Retegui aktualisht luan si i huazuar nga Boca Juniors te Tigres, me këta të fundit që do të paguajnë 2.4 milionë euro për kartonin e 24-vjeçarit për ta shitur më pas në Europë nga ku pritet të përfitojnë një shumë të majme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco