Futbollisti i kombëtares angleze largohet nga grumbullimi, shtrohet me urgjencë në spital

Futbollisti i kombëtares angleze largohet nga grumbullimi, shtrohet me urgjencë në spital

12:59, 27/03/2023

Futbollsiti i kombëtares angleze, Phil Foden, u largua me urgjencë nga kampi dhe shkoi për një operacion të apendesitit.

22 vjeçari nuk ishte në listën e lojtarëve për duelin e djeshëm ndaj Ukrainës (2-0) dhe shkak janë problemet shëndetësore.

Sulmuesi i Manchester City u dërgua me urgjencë në spital dhe përfundoi duke iu nënshtruar një operacioni të apendiksit, dhe nga shtrati i spitalit e pa fitoren e bashkatdhetarëve të tij.

Image

Mediat angleze bënë të ditur se Foden është ankuar për dhimbje stomaku gjatë stërvitjes dhe nga ekzaminimet mjekësore ka rezultuar se duhet të operohet në apendesit.

Ende nuk dihet se sa do të jetë jashtë fushës, por është e sigurt që Pep Guardiola nuk do të mund të llogarisë shërbimet e tij, të shtunën ndaj Liverpoolit në kuadër të xhiros së 29-të të Premier League.

Foden ka bërë 36 paraqitje për City këtë sezon, duke shënuar 13 dhe duke asistuar gjashtë gola.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco