Ylli i Juventusit fiton tre milionë euro në vit, por babai i tij është i pastrehë

Ylli i Juventusit fiton tre milionë euro në vit, por babai i tij është i pastrehë

11:08, 27/03/2023

Lajmi se babai i sulmuesit dhe yllit të madh të Juventusit, Moise Kean, është i pastrehë ka bërë jehonë në Itali.

Kean, 23 vjeç, fiton tre milionë euro në vit dhe këtë sezon ai shënoi shtatë gola në 34 paraqitje për Juventusin.

Mirëpo, në qendër të vëmendjes në Itali këto ditë është babai i tij Jean (62), i cili pranoi publikisht se është i pastrehë.

"Pronari im më dëboi për shkak të një borxhi prej 13 mijë eurosh. Pronari im nuk beson se nuk kam para sepse djali im është një futbollist i famshëm. Moise është djali im, por unë nuk di asgjë për të. Unë u përpoqa të kontaktoja me të, shkova të bisedoja me ish-zëvendëspresidentin e Juventusit, Pavel Nedved, por në fund nuk ndodhi asgjë, kam më shumë se një muaj që jam i pastrehë dhe duhet të mendoj për veten time dhe si do të siguroj një çati mbi kokën time. Është absurde që Moise nuk dëshiron të më japë as 10,000 euro në vit për të paguar qiranë," tha Zhan në intervistën për Corriere della Sera .

Moise nuk e fsheh faktin që e ka lënë jashtë jetës së tij të atin dhe ka thënë vazhdimisht se ai nuk ekziston për të, pasi la nënën e tij Isabelle dhe atë (Moise) kur ishte vetëm katër vjeç.

Por pavarësisht kësaj, përdoruesit e Twitter i shkuan në mbështetje Jeanit dhe i kërkuan Moises që të kujdeset për babanë e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco