Tifozët e Barcelonës nuk e harrojnë Leo Messin, 'Camp Nou' brohoret emrin e sulmuesit argjentinas

Tifozët e Barcelonës nuk e harrojnë Leo Messin, 'Camp Nou' brohoret emrin e sulmuesit argjentinas

10:51, 27/03/2023

Lionel Messi po shijon ditët e qëndrimit në Argjentinë, teksa fansat e presin me përzemërsi kudo ku ai shkel.

 Ai u duartrokit në Monumental dhe e njëjta gjë do të ndodhë në Santiago del Estero, kur Argjentina do të përballet me Curacao-n.

Mirëpo, e njëjta gjë nuk i ndodh te PSG , ku pas eliminimit në Champions League nga Bayern Munich, ultrasit e skuadrës franceze vendosën të vërshëllejnë numrin 10, duke e fajësuar për eliminimin e hershëm të skuadrës së tyre.

Pavarësisht kësaj, siç është rasti në Argjentinë, ka një vend tjetër ku Leo dashurohet marrëzisht nga tifozët: Barcelona.

Atje, arritjet e tij me ekipin katalanas ishin të tilla, saqë pasi u largua dy vite më parë, tifozët vazhdojnë të kërkojnë kthimin e tij edhe sot e kësaj dite dhe kështu ndodhi edhe këtë të dielë.

Po luheshin gjysmëfinalet e Ligës së Mbretërve, turneu i futbollit me 7 lojtar, i organizuar nga Ibai Llanos dhe Gerard Pique , kur papritmas një Camp Nou e mbushur me njerëz filloi të thërras:" Messi, Messi ", duke i bërë presion presidentit Joan Laporta, i cili nuk ka një marrëdhënie të mirë me Messin, edhe pse ai pranoi se do të bënte gjithçka që është e mundur për të bërë realitet kthimin e idhullit më të madh në të ardhmen. Kontrata e 35-vjeçarit nga Rosario me PSG-në do të përfundojë më 30 qershor dhe shanset për ta rinovuar po pakësohen për shkak të prezencës së dobët të skuadrës së drejtuar nga Christophe Galtier .

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco