Euro 2024/ Anglia mposht Ukrainën dhe blindon kreun e grupit, fitojnë Islanda dhe Sllovenia

Euro 2024/ Anglia mposht Ukrainën dhe blindon kreun e grupit, fitojnë Islanda dhe Sllovenia

20:09, 26/03/2023

Sapo kanë përfunduar tre sfida të eliminatoreve të Euro 2024, të cilat nuk kanë dhuruar surpriza, pasi janë fituar nga skuadrat favorite.

Anglia konfirmon momentin e mirë që po kalon dhe pas suksesit në transfertë përballë Italisë, merr një tjetër fitore, që e ngjit në krye të grupit C, në kuotën e 6 pikëve. “3 luanët” mposhtin 2-0 Ukrainën në “Uembli”, në sfidën që u vendos që në pjesën e parë, falë golave të shënuar nga Kane dhe Saka. Anglia hedh një hap të madh drejt kualifikimit në fazën finale të Euro 2024.

Në grupin J, Islanda ka mposhtur me rezultatin e thellë 7-0 modestët e Lihtenshejnit. Aron Gunnarsson ka spikatur për ishullorët në këtë sfidë, duke shënuar një tregolësh. Islanda merr fitoren e parë në grup, duke reaguar pas humbjes përballë Bosnjës pak ditë më parë.

Sllovenia merr fitoren e dytë në këtë fushatë eliminatore, pasi mposht në shtëpi 2-0 modestët e San Marinos. Sfida është zhbllokuar në pjesën e dytë, por vendasit marrin një trepikësh të çmuar që i ngjit në krye të grupit H, me pikë të plota pas 2 ndeshjeve të luajtura. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco