Trepça rikthehet te fitorja, e mposht Yllin në Suharekë

Trepça rikthehet te fitorja, e mposht Yllin në Suharekë

19:30, 26/03/2023

Trepça është rikthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në basketboll duke triumfuar në udhëtim te Golden Eagle Ylli.

“Minatorët” festuan në fund me rezultat 91:85 kundër kampionëve në fuqi në Suharekë, shkruan lajmi.net.

Drilon Hajrizi ishte më i miri te Trepça me 15 pikë e dhjetë kërcime. Erjon Kastrati i kishte 18 pikë e tri kërcime. Ken Broën i regjistroi 14 pikë, ndërkaq 12 pikë i shënoi Jamal Artis.

Yllit nuk i mjaftoi ndeshja e madhe e Henrik Shirkos. Ai realizoi 23 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime. Bashir Ahmed i kishte 19 pikë e pesë kërcime, ndërsa Gëzim Morina realizoi 16 pikë e tetë kërcime.

Ylli ka 19 fitore e tetë humbje, përkatësisht 46 pikë. Trepça renditet e katërta me 43 pikë, përkatësisht me 16 fitore e 11 humbje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco