Zbulohet paga e Thomas Tuchel tek Bayern Munich

Zbulohet paga e Thomas Tuchel tek Bayern Munich

14:56, 26/03/2023

I prezantuar zyrtarisht këtë të shtunë, Thomas Tuchel është trajneri i ri i Bayern Munichut. Në edicionin e saj të ditës, e përditshmja gjermane Bild zbulon, pagën që do të marrë ish-trajneri i PSG-së në Bavari. Dhe do të jetë më shumë se paraardhësi i tij, Julian Nagelsmann.

Në të vërtetë, media gjermane tregon se Tuchel do të marrë nga dhjetë deri në dymbëdhjetë milionë euro në vit, një pagë e ngjashme me atë që merrte te Chelsea ose te PSG. Për kujtesë, trajneri 49-vjeçar ka nënshkruar kontratë me bavarezët deri në vitin 2025. Në renditje, Bayern Munich është i dyti, vetëm një pikë prapa Borussia Dortmundit, me të cilët do të përballet me 1 prill.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco