Debutoi me Gjermaninë, flet Mërgim Berisha: Ishte si një ëndërr, jam shumë i lumtur

Debutoi me Gjermaninë, flet Mërgim Berisha: Ishte si një ëndërr, jam shumë i lumtur

14:31, 26/03/2023

Mërgim Berisha debutoi mbrëmjen e djeshme me fanellën e Gjermanisë në fitoren 2-0 të pancerave ndaj Perusë.

Sulmuesi shqiptar hyri në fushë në minutën e 75, duke mbyllur një herë e mirë çështjen se cilën Kombëtare do të përfaqësojë (pavarësisht se ndeshjet miqësore nuk llogariten, duket një kapitull i mbyllur).

Pas ndeshjes, Berisha u shpreh shumë i lumtur, teksa u shpreh se ishte ëndërr e tij të luante për Gjermaninë.

“Jam shumë i lumtur për besimin që më ka dhënë trajnerin. Është e veçantë të luash për Gjermaninë. E kam shijuar, ka qenë e veçantë pasi gjithmonë ka qenë ëndërr për mua të luaj për Gjermaninë. Jam falënderues për ato minuta që pata”,u shpreh Mërgim Berisha.

Image

Berisha e kishte mundësinë të luante për Kosovën, por nuk e pranoi.

Ai ende nuk ka zhvilluar një ndeshje zyrtare për ekipin e parë, pasi Gjermania është organizatore e Euro 2024 dhe nuk luan në kualifikuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco