Ronaldinho dëshiron që Lionel Messi të kthehet në Barcelonë

Ronaldinho dëshiron që Lionel Messi të kthehet në Barcelonë

11:16, 26/03/2023

Ronaldinho do të mbetet gjithashtu si lojtari i parë që i ka dhënë një asist Lionel Messit për golin e tij të parë me Barcelonën më 1 maj 2005. Që atëherë, gjeniu argjentinas dhe braziliani kanë mbajtur një lidhje të ngushtë midis tyre. Këtë të enjte, gjatë një ceremonie çmimesh nga gazeta spanjolle Marca , ish-lojtari i PSG-së foli për të ardhmen e “Pleshtit”.  Topi i Artë i vitit 2005 shprehu  dëshirën e tij që Messi ta mbyllë karrierën te Barça.

“Unë jam mik i Messit dhe jam shumë i lumtur për të. Për mua, ai është lojtari më i mirë në botë. Do të isha i lumtur ta shihja të lulëzonte kudo që luan. Por pas gjithçkaje që ai përjetoi te Barça, do të ishte e mrekullueshme ta shihnim atë të mbyllte karrierën e tij në “Camp Nou”. Mesazhi ka kaluar për kampionin argjentinas të botës, e ardhmja e të cilit në kryeqytetin francez është ende e paqartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco