FSHF bëhet pjesë e rrjetit global të ankandit të fanellave 'Match Worn Shirts', të ardhurat shkojnë për bamirësi

FSHF bëhet pjesë e rrjetit global të ankandit të fanellave 'Match Worn Shirts', të ardhurat shkojnë për bamirësi

10:55, 26/03/2023

Federata Shqiptare e Futbollit ka firmosur një kontratë të rëndësishme bashkëpunimi 4-vjeҫare me kompaninë e njohur ndërkombëtare “Match Worn Shirts”.

Kjo kompani ka një eksperiencë të madhe në rang global dhe bashkëpunim të hershëm me federatat dhe klubet më të mëdha në botë  në drejtim të përgjegjësisë sociale, duke organizuar ankande me fanellat e lojës së lojtarëve dhe duke siguruar fonde që shkojnë për të ndihmuar shtresat në nevojë dhe personat me aftësi të kufizuara kudo në botë.

Bashkëpunimi do të nisë që nga kjo ndeshje e parë e kualifikueseve të Europianit “Gjermani 2024” teksa FSHF do t’i sigurojë “Match Worn Shirt” fanellat e veshura nga lojtarët gjatë ndeshjes me Poloninë, që do të jenë me autografet e tyre për t’u nxjerr më pas në ankand.

Bëhet fjalë për një nismë shumë të rëndësishme për FSHF-në në aspektin e përgjegjësisë sociale, duke i dhënë mundësinë të gjenerojë fonde për t’u përdorur për bamirësi dhe shtresat në nevoja përmes një kompanie prestigjioze ndërkombëtare e me shumë eksperiencë në këtë fushë.

FSHF i bashkohet përmes kësaj iniciative një sërë federatash dhe klubesh të njohura në botë, teksa “Match Worn Shirts” ka marrëveshje të ngjashme bashkëpunimi me Federatën Holandeze të Futbollit, Federatën Kroate të Futbollit, Federatën Sllovene të Futbollit dhe klube si PSG, Borussia Dortmund, Real Madrid, Manchester United, Napoli, Liverpool, Flamengo, Roma, Olimpik Marsejë dhe Chelsea.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco