Balotelli i përgjigjet Mancinit: Italia ka ende sulmues në formë të mirë

Balotelli i përgjigjet Mancinit: Italia ka ende sulmues në formë të mirë

15:53, 25/03/2023

 

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, u shpreh pak javë më parë se Italia nuk ka sulmues bindës. Për këtë gjë, ka folur dhe ish-sulmuesi i kombëtares italiane, Mario Balotelli.

Sulmuesi 32-vjeçar që aktualisht luan për Sion në Zvicër, është përgjigjur në rrjetet e tij sociale për mendimin e Mancinit që Italia nuk ka sulmues. “Ka ende sulmues në Itali dhe janë në formë, më besoni.

Keqardhja është ndjenja e atyre që periodikisht nuk e mësojnë mësimin e tyre dhe arrijnë atje kur gjithçka mbaron ose ka ikur ose thjesht nuk do të arrijë kurrë.” – u shpreh Balotelli në Instagram

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco