Fantastike: Laura Fazliu siguron një medalje, kualifikohet në finale në Tbilisi

Fantastike: Laura Fazliu siguron një medalje, kualifikohet në finale në Tbilisi

11:46, 25/03/2023

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu është kualifikuar në finalen për medalje të artë në Grand Slamin e Tbilist në Gjeorgji.

Në katergorinë -63 kilogram, Fazliu në gjysmëfinale mposhti Katherina Haecker nga Australia, shkruan Lajmi.net

Ajo tashmë ka siguruar një medalje, kurse në finale pritet të takohet me fituesen e duelit mes Angelika Szymanska dhe Lucy Renshall.

Kujtojmë që dje, dy xhudistet kosovare, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fituan medaljen e argjendtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco