U shkarkua nga Bayern, Ja cili është destinacioni i ardhshëm i Nagelsmann

U shkarkua nga Bayern, Ja cili është destinacioni i ardhshëm i Nagelsmann

11:23, 25/03/2023

 

Julian Nagelsmann nuk është më trajner i Bayern Munich dhe zëvendësuesi i tij është Thomas Tuchel. Vendim i marrë nga kampionët në fuqi të Gjermanisë pas disfatës ndaj Leverkusen dhe renditjes në vendin e dytë në kampionat.

Sipas raportimeve nga mediet britanike, tani dyer të reja mund të hapen për ish-trajnerin e Bayern. Duke qenë se 35-vjeçari ka hyrë në listën e pëlqimeve të Tottenham, në kërkim të kandidatit ideal për të zëvendësuar Conten, i cili tashmë duket se e ka mbyllur me “Spurs”.

Premier League, do ishte një eksperiencë plotësisht e re dhe e panjohur për gjermanin, duke ditur se deri tani Nagelsmann ka drejtuar vetëm skuadra gjermane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco