Me apo pa Uzunin? Ja si ndryshon rreshtimi i Shqipërisë për duelin ndaj Polonisë

Me apo pa Uzunin? Ja si ndryshon rreshtimi i Shqipërisë për duelin ndaj Polonisë

11:06, 25/03/2023

Silvinjo ka filluar të krijojë ide më të qartë për Shqipërinë që do të zbresë në fushë në ndeshjen ndaj Polonisë në stadiumin “Naradovi” të hënën. Provat që ka bërë këto ditë, ndërsa pret kthimin e Uzuni, tregojnë se trajneri do të vendosë në fushë një ekip shumë fleksibël me skemën 4-1-4-1.

Nëse porta ende nuk dihet, mbrojtja pothuajse është vendosur. Balliu, Kumbulla, Mihaj dhe Hysaj pritet ta nisin nga fillimi në këtë repart dhe për momentin duken të paprekshëm.

Në mesfushë pritet Ramadani para mbrojtjes dhe Abrashi gjithashtu nga fillimi. Ndërsa Laçi me Asllanin janë në balotazh për një vend nga minuta e parë në fushën e lojës.

Në krahun e djathtë të mesfushës pritet të luajë Asani ndërsa në të majtën Bajrami është gati nëse Uzuni nuk do jetë i gatshëm për duelin. Në qendër të sulmit, Cikalleshi është pak më i avantazhuar se Seferi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco