Kush janë skuadrat e Serie A që kanë më shumë lojtarë të grumbulluar në kombëtaret respektive

Kush janë skuadrat e Serie A që kanë më shumë lojtarë të grumbulluar në kombëtaret respektive

18:40, 24/03/2023

Kampionatet europiane të futbollit janë pushim këtë fundjavë për shkak të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian 2024. Milani dhe Napoli janë skuadrat e kampionatit italian që kanë më shumë lojtarë të grumbulluar me kombëtaret respektive.

Të dyja skuadrat kanë nga 16 lojtarë të grumbulluara me kombëtaret respektive dhe Pioli dhe Spalletti kanë shumë pak lojtarë në dsipozicion për tu stërvitur në këtë periudhë.

Torino dhe Interi ndajnë vendin e dytë me nga 14 lojtarë të grumbulluar në kombëtaret respektive. Për habi Juventusi zë vendin e 9-të në këtë renditje të veçantë me vetëm 10 lojtarë të grumbulluar, po aq sa Bologna dhe Spezia.

Ja dhe renditja e plotë e klubeve të Serie A që kanë më shumë lojtarë të grumbulluar me skuadrat kombëtare.

Milan dhe Napoli 16 lojtarë
Torino dhe Inter 14 lojtarë
Roma 13 lojtarë
Salernitana 12 lojtarë
Atalanta dhe Lecce 11 lojtarë
Bologna, Juventus dhe Spezia 10 lojtarë
Sampdoria dhe Udinese 8 lojtarë
Empoli dhe Lazio 7 lojtarë
Fiorentina dhe Sassuolo 6 lojtarë
Monza dhe Verona 3 lojtarë
Cremonese 2 lojtarë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco