Champions League/ UEFA shpërblen klubet italiane

Champions League/ UEFA shpërblen klubet italiane

15:21, 24/03/2023

UEFA i ka paguar Interit, Milanit dhe Napolit bonuset e tyre pas arritjes në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Tre nga katër përfaqësuesit italianë u kualifikuan në fazën e 1/8-tës të Ligës së Kampionëve këtë sezon, me Juventusin që dështoi të kalonte grupin kundër ekipeve si Saint-Germain, Benfica dhe Maccabi Haifa.

Të tre ekipet italiane fituan ndeshjet e tyre përkatëse në 1/8-tën dhe tani do të luftojnë në çerekfinale, ku Napoli dhe Milan do të përballen me njëri-tjetrin dhe Interi do të luajë me liderin e Primeira Ligas, Benficën.

Sipas “Calcio e Finanza”, UEFA ka paguar sot bonuset e tyre në Ligën e Kampionëve, duke i dhënë Interit, Milanit dhe Napolit rreth 9.6 milionë euro secilit pas arritjes në këtë fazë të garës.

Të tre skuadrat do të marrin gjithashtu 10.6 milionë euro të tjera për arritjen në çerekfinale, të cilat do të paguhen në një datë të mëvonshme.

Vlerësimet tani sugjerojnë se Napoli ka fituar 78 milionë euro nga Liga e Kampionëve këtë sezon, me Milanin që ka marrë 71 milionë euro dhe Interin 68 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco