Poloni-Shqipëri i besohet një arbitri slloven

Poloni-Shqipëri i besohet një arbitri slloven

13:14, 24/03/2023

Sfida e së hënës midis Polonisë dhe Shqipërisë në Varshavë do t’i besohet arbitrit slloven Slavko Vinçiç.

Emri i tij nuk është i panjohur për Kombëtaren shqiptare, duke parë që ai ishte pikërisht arbitri që vendosi drejtësi në sfidën Shqipëri-Francë në 2019, ku u përurua dhe stadiumi “Air Albania”.

Ndihmësit e tij do të jetë Tomas Klançnik dhe Andraz Kovaçi.

Vinçiç ka drejtuar shumë ndeshje të rëndësishme në rangun europian, me kulmin që e arriti vitin e kaluar në finalen e Ligës së Europës midis Eintrahtit të Frankfurtit dhe Rangers.

Gjithashtu ai u bë pjesë e një skandali në vitin 2020, pasi u arrestua gabimisht nga policia në lidhje me prostitucion, por që u lirua menjëherë pasi ishte ngatërruar me një person tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco