Grand Slami i Gjeorgjisë, Distria Krasniqi në finale, pas fitores kundër Ryheul

Grand Slami i Gjeorgjisë, Distria Krasniqi në finale, pas fitores kundër Ryheul

11:48, 24/03/2023

Distria Krasniqi ka kaluar në finale të Grand Slamit Tbilisi në Gjeorgji, pasi e mundi gjermanen Amber Ryheul në gjysmëfinale.

Kampionia olimpike e Kosovës Krasniqi fitoi me ippon pasi e hodhi kundërshtaren e saj në dysheme me një lëvizje të shpejtë dhe papritur.

Kjo fitore nënkupton se Krasniqi e ka të sigurt medaljen e argjendtë tashmë në kategorinë -52 kilogramë.

Por ajo do të synojë të artën siç bën gjithmonë si garuesja më e mirë në këtë kategori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco