Bayern gjen menjëherë zëvendësuesin e trajnerit Nagelsmann

Bayern gjen menjëherë zëvendësuesin e trajnerit Nagelsmann

22:35, 23/03/2023

Gjithçka ka mbaruar. Bayern Munich shkarkoi trajnerin Julian Nagelsmann nga posti i trajnerit.

Shkarkimi vjen në një moment të ndërlikuar: Pas ndeshjeve ndërkombëtare, Bayern sfidon liderët e Bundesligës Dortmund (1 prill) dhe në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve përballet me Manchester Cityt (11 dhe 19 prill).

Nagelsmann erdhi te Bayern nga Leipzig në vitin 2021. Kontrata e tij është deri në vitin 2026, por që nuk arriti ta çonte deri në fund.

Kandidati numër një si pasardhës i Nagelsmann është bashkatdhetari i tij Thomas Tuchel, i cili më parë ka punuar si trajner i Mainz 05 dhe Borussia Dortmund në Bundesligë. Pas kësaj, Tuchel punoi te PSG dhe deri vjeshtën e kaluar te Chelsea. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco