Askush si ai, Cristiano Ronaldo vendos rekordin historik me kombëtaren

Askush si ai, Cristiano Ronaldo vendos rekordin historik me kombëtaren

21:25, 23/03/2023

“Nuk jam unë që i ndjek rekordet, janë ato që më ndjekin mua”. Shprehej kështu Cristiano Ronaldo disa vite më parë dhe ndoshta kishte më shumë se të drejtë. Sepse ylli portugez, i rikthyer në kombëtare, tashmë nën drejtimin e një trajneri të ri si, Roberto Martinez, vendosi rekordin historik të radhës, për sa i përket atyre me përfaqësuesen.

Pasi theu dhe po e dërgon në shifra stratosferike rekordin e golave që i mori me meritë iranianit Ali Daei, mbrëmjen e sotme, në sfidën e parë eliminatore për “Euro 2024” kundër Lihtenshteinit, Ronaldos çoi prezencat e tij me kombëtaren portugeze në 197 takime duke vendosu kështu rekordin e ri.

Ai ndante poltronin me kuvajtianin Al Mutava, por nga sot Kristiano u  futbollisti me më shumë prezenca në përfaqësuese në historinë e futbollit dhe ky fakt, por edhe ndryshimi në stolin e Portugalisë, duket se e kanë “rinuar” 38-vjeçarin, që tashmë luan tek Al-Nasr në Arabinë Saudite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco