'Santiago Bernabeu' drejt përfundimit, ja kur inaugurohet stadiumi i ri

'Santiago Bernabeu' drejt përfundimit, ja kur inaugurohet stadiumi i ri

21:41, 22/03/2023

 

Dalëngadalë Real Madridi po shkon drejt rrugës së përfundimit të rikonstruktimit të “Santiago Bernabeu”. Mediat spanjolle kanë bërë të ditur datën e inaugurimit të stadiumit të ri të madrilenëve.

Sipas “Chiringuito”, “Santiago Bernabeu” i ri, do të inaugurohet më 23 dhjetor të vitit 2023. Siç parashikohet, ky stadium do të jetë ndryshe nga stadiumet e tjera të futbollit.

Në të do të jetë një çati dhe do të ketë një ekran të madh LED që do të shtrihet në të gjithë gjatësinë e tribunave. Projekti i stadiumit të ri të Real Madrid nisi në vitin 2019 dhe tashmë pritet të përfundojë në fund të këtij viti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco