Pas vizitës mjekësore në QKUK, kjo është gjendja shëndetësore e Agim Ademit

Pas vizitës mjekësore në QKUK, kjo është gjendja shëndetësore e Agim Ademit

16:53, 22/03/2023

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar, pranimin e Agim Ademit në klinikë, i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore pak kohë pasi me urdhër të prokurorit u dërgua në mbajtje për 48 orë.

Doktor Syla tha se gjendja shëndetësorë e Ademit është stabile. I njëjti shtoi se kreu i FFK-së iu është nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme mjekësore.

“Stabile është gjendja, jemi duke ia bërë analizat dhe rëntgen. Pastaj të shohim, por me gjasë do të lirohet”, deklaroi Syla për Express.

Ademi sot pasi është intervistuar nga Njësia e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës, është dërguar në mbajtje për 48 orë, me urdhër të prokurorit.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes se veprimeve paraprake hetimore, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 të KPRK-së. I njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa në koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë çështje penale”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco