Agim Ademi i 'sëmurë', dërgohet me pranga në spital

Agim Ademi i 'sëmurë', dërgohet me pranga në spital

16:12, 22/03/2023

Pas disa orë intervistimi, Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është dërgur në mbajtje për 48 orë.

Por, pasi ishte intervistuar, Kreu i FFK-së  ka shfaqyr probleme shëndetësore, ku më pas është dërguar me autoambulancë në QKUK, gjithmonë nën shoqërimin e Policisë së Kosovës.

Lajmin për intervistimin e Ademit e ka konfirmuar  Bajram Krasniqi zyrtar për informim në Komunën e Prishtinës, i cili tha se kreut të FFK-së i është dërguar ftesa për intervistim dje (e martë).

“Policia e Kosovës me datë 21.03.2023, i kishte lënë ftesë zyrtare kreut të FFK-së, që sot (22.03.2023) të paraqitet në stacion policor për intervistim. Bazuar në ftesën zyrtare, i njëjti është paraqitur në stacion policor dhe është duke u intervistuar, tha Krasniqi.

Poashtu, Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se do të mbahet konferencë e jashtëzakonshme për media.

“Ju njoftojmë se sot në orën 16:30 në hotel “Emerald” mbahet konferencë e jashtëzakonshme për media”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco