Kolo Muani flet për rastin e humbur në finalen e Botërorit: E urrej atë çast

Kolo Muani flet për rastin e humbur në finalen e Botërorit: E urrej atë çast

15:35, 22/03/2023

Randal Kolo Muani ishte një nga lojtarët që mund t’i kishte dhënë fitoren e Kupës së Botës Francës në finalen me Argjentinën në “Katar 2022”.

Së fundmi sulmuesi ka dhënë një intervistë për mediet franceze duke u rikthyer pas në kohë të finalja e Botërorit.

Sulmuesi i Eintracht Frankfurt theksoi se nëse nuk do të kishte humbur atë rast jeta e tij do të kishte ndryshuar shumë.

“Ai çast mund të më kishte ndryshuar jetën. Fatkeqësisht ajo që ndodhi tani është histori, është një nga veçoritë e jetës. Kur pata mundësinë ta rishikoja atë veprim, kuptova se kisha shumë alternativa të tjera në dispozicion për të shënuar, por gjithçka rrjedh shumë shpejt në fushë dhe sot dua vetëm të shikoj përpara. Është pjesë e imja edhe nëse nuk do e harroj kurrë atë moment. Ishim në prag të fitimit të yllit të tretë. Nuk do të gënjej, e urrej atë moment”, tha Kolo Muani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco