U shkarkua nga Aston Villa, Gerrard gjen një punë të re

U shkarkua nga Aston Villa, Gerrard gjen një punë të re

21:22, 21/03/2023

Pesë muaj pasi u shkarkua nga Aston Villa, Steven Gerrard ka gjetur një punë të re. Megjithatë, jo si trajner, por si konsulent. Legjenda e Liverpool-it është punësuar nga Channel 4 për kualifikuset e ardhshme të “Tre Luanëve” për Euro 2024. Sipas Daily Mail , ai do t’i bashkohet Joe Cole dhe Jill Scott në studio.

 

Një punë e re për atë që drejtoi Glasgow Rangers, ndërsa pret të gjejë një ekip për të drejtuar në muajt e ardhshëm. Ish-mesfushori i Anglisë ishte në listën e kandidatëve për të zëvendësuar Jesse Marsch te Leeds, përpara se ata të zgjidhnin Javi Gracia-n. Gerrard ka folur së fundmi edhe me klubin turk Trabzonspor, por gjërat janë zbehur ditët e fundit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco