Futbollisti turk nuk pranoi t'i jepte dorën Tadic-it, nuk donte as ta shikonte kapitenin serb të Ajax

Futbollisti turk nuk pranoi t'i jepte dorën Tadic-it, nuk donte as ta shikonte kapitenin serb të Ajax

18:29, 21/03/2023

Në Holandë, edhe dy ditë pas derbit të madh, flitet për fitoren e Feyenoord ndaj Ajax-it (3-2), por edhe për situatën e ndodhur pak para fillimit të ndeshjes.

Kështu, gjatë përshëndetjes tradicionale të kapitenit dhe gjyqtarëve para fillimit të ndeshjes, në qendër ishin Dushan Tadic në njërën anë dhe Orkun Kokcu në anën tjetër.

Futbollisti turk me atë rast vendosi të mos i jepte dorën Tadicit dhe as që donte ta shikonte në sy.

Mediat holandeze zbuluan shpejt se arsyeja ishte se Tadic refuzoi të mbante shiritin e kapitenit muajin e kaluar në mbështetje të viktimave të tërmetit në Turqi.

E gjithë skuadra e Ajax-it më pas veshi fanella mbështetëse dhe madje dhuroi para nga shitja e fanellave, por kjo nuk mjaftoi për Kokcu-n.

Turku padyshim kishte arsyet e tij për këtë vendim, por futbollisti turk e priti për disa sekonda që Kokcu t’i shtrëngojë dorën dhe kur ka kuptuar se ai nuk e dëshiron, është larguar.

Kujtojmë që, Feyenoord triumfoi pas një përmbysje të madhe me rezultat 3-2 dhe fitoi një avantazh prej gjashtë pikësh në krye të tabelës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco