Ka raportime se është arrestuar Agim Ademi dhe se po intervistohet qe 4 orë në polici

Ka raportime se është arrestuar Agim Ademi dhe se po intervistohet qe 4 orë në polici

17:53, 21/03/2023

Televizioni T7 ka raportuar se Policia e Kosovës e ka arrestuar kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe se i njëjti po intervistohet qe katër orë në stacionin policor në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë.

Ende nuk dihen arsyet e arrestimit të Ademit nga Policia.

Në dy-tri vjetët e fundit ka pasur raportime në media se Federata e Futbollit e Kosovës ka qenë duke u hetuar nga prokuroria, policia e krimeve ekonomike dhe inteligjenca doganore për keqpërdorimin e fondeve dhe shmangie tatimore.

Ky arrestim vjen katër ditë para ndeshjes së Kombëtares së Kosovës si mysafire e Israelit në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Ditë më parë Ademi është shpallur i pafajshëm për një aktakuzë të ngritur ndaj tij në vitin 2012, për të cilën fillimisht ishte dënuar në dy shkallë të gjyqësorit me 9 muaj burgim efektiv, por që pastaj Supremja e kishte quar në rigjykim rastin e tij dhe në fund u shpall i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Pikërisht tash e një vit më parë Ademi ishte arrestuar edhe njëherë nga Policia nën dyshimin për kryerje të sulmit fizik ndaj një punëtori të FFK-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco